image OBSH-ja paralajmëron: Të keni kujdes me testimet

Kosovë

Deklaratë/ OBSH-ja paralajmëron: Të keni kujdes me testimet

news image

Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se sot kanë marr një paralajmërim nga OBSH-ja në Kopenhagë që të kemi kujdes me testimet për koronavirus.

“Ne sot kemi marr edhe paralajmërim nga OBSH-ja në Kopenhagë, e cila ka thënë se duhet të kemi kujdes me preparatet mjekësore kundë virusit të ri, dhe duhet të kemi kujdes me testimet”, është shprehur Humolli.

Ajo gjithashtu theksoi se maskat nuk duhet keqpërdorur sepse maskat duhet të vendosin vetëm personat të cilët janë të sëmurë.

“Maska duhet të vendosin vetëm personat që janë të sëmurë, duhet të ju besojmë profesionistëve”, tha ajo në emisionin Desku./ Gazeta Sinjali/