Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se janë konfirmuar 50 raste me virusin Ebola në pjesën perëndimore të Republikës Demokratike të Kongos.
“Gjatë pandemisë së virusit korona është me rëndësi që të mos humbim para sysh sëmundjet e tjera, të cilat paraqiten”, thotë drejtori ekzekutiv për operacione të OBSH-së, Mike Ryan.
Pasi autoritetet më 1 qershor e shpallën epideminë, deri më tani janë konfirmuar 48 raste në provincën Ekuador, edhe tre janë të dyshuar, ndërsa gjithsej kanë vdekur 20 persona, deklaroi Ryan.
“Kjo është vatër shumë aktive dhe unë do të thosha se kemi shkaqe të mëdha për shqetësim”, tha Ryan, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për rajon të madh gjeografik, i cili përfshin një pjesë të lumit Kongo dhe në të njerëzit kalojnë distanca të gjata dhe bashkësitë janë shumë të lidhura.
“Të gjithë i paralajmëroj se tani, kur numrat janë ende të ulëta, gjatë COVID-19, është shumë me rëndësi që të mos i humbim sëmundjet e tjera, të cilat paraqiten”, theksoi ai.
Ai përkujtoi se në vatrat e ndara në provincat Veri i Kivut dhe Ituri, në lindje të Kongos, ku në maj ishte shpallur fundi i epidemisë së Ebolës. Në këto rajone deri më tani janë konfirmuar 3.463 raste, ndërsa sipas të gjitha gjasave për dy vjet kanë ndërruar jetë 2.277 persona./ Gazeta Sinjali/