image OBSH: Ilaçi Remdesivir nuk rekomandohet për pacientët me COVID-19, s’ka dëshmi për efekt pozitiv

Kosovë

OBSH: Ilaçi Remdesivir nuk rekomandohet për pacientët me COVID-19, s’ka dëshmi për efekt pozitiv

news image

Paneli i Grupit për Zhvillimin e Udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha të premten se ilaçi Remdesivir nuk rekomandohet për pacientët me COVID-19, pavarësisht sa të sëmurë janë, sepse nuk ka dëshmi që ai e përmirëson shkallën e mbijetesës, shkruan Gazeta Sinjali.

Paneli gjeti mungesë të dëshmive se Remdesiviri i përmirëson rezultatet që kanë rëndësi për pacientët, siç janë zvogëlimi i vdekshmërisë, nevoja për ventilim mekanik, koha për përmirësim klinik dhe të tjerat”, thuhet në udhëzimin e kësaj organizate.

Paneli i këtij grupi pranë OBSH-së ka thënë se rekomandimi i tij është i mbështetur në rishikimin e dëshmive ku përfshihen të dhënat nga katër testime ndërkombëtare në mbi 7.000 pacientë me COVID-19.

Ky lajm është një hap tjetër prapa për substancën tashmë të famshme, e cila mori vëmendje botërore si ilaç i mundshëm për trajtimin e sëmundjes COVID-19 gjatë verës pasi testimet e para dhanë ca shpresë, shkruanReuters.

Ndërsa dje, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte premtuar se ilaçi Remdesivir anti-COVID, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/