Përfundimi i shpejtë i masave të kufizuara të lëvizjes të paraqitura për të frenuar përhapjen e koronavirusit mund të shkaktojë një “kthim fatal” të pandemisë, paralajmëroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të premten.
“Unë e di se disa vende tashmë janë duke u përgatitur të dalin nga izolimi. OBSH, si të gjithë, do të dëshironte të hiqen kufizimet. Por heqja e kufizimeve të parakohshme mund të shkaktojnë një kthim fatal të pandemisë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Kthimi i pandemisë mund të ishte po aq vdekjeprurës sa përhapja e tij nëse mungojnë masat e nevojshme”, shtoi ai në një konferencë shtypi virtuale në Gjenevë, selinë e agjencisë së KB./Gazeta Sinjali/