image OBSH: Gjysmë milion refugjatë ukrainas kanë çrregullime të shëndetit mendor

Botë

OBSH: Gjysmë milion refugjatë ukrainas kanë çrregullime të shëndetit mendor

news image

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se rreth 500 mijë refugjatë ukrainas të cilët shkuan në Poloni vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Shifrat e kësaj organizate tregojnë gjithashtu se 30 mijë nga ata që kanë shkuar në vendin fqinj kanë probleme të shëndetit mendor që janë konsideruar “të rënda”, ku shumë prej tyre kanë nevojë për mbështetje për shkak të traumës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) gjatë ditës së sotme, raportoi se numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit kishte tejkaluar 3.5 milionë.

Tutje kjo agjencia tha se më shumë se dy milionë kishin kaluar kufirin në Poloni, ndërsa të tjerët kishin udhëtuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi, ndërsa qindra mijëra të tjerë kanë shkuar më tej në Evropën kontinentale,transmeton Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/