image “OBSH gaboi”, eksperti italian: COVID-19 nuk është si Gripi Spanjoll

Botë

“OBSH gaboi”, eksperti italian: COVID-19 nuk është si Gripi Spanjoll

news image

Pak ditë më parë, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Ranieri Guerra, tha se koronavirusi ka shumë ngjashmëri me gripin spanjoll që shkatërroi botën një shekull më parë.

“Edhe pse ka shenja pozitive, emergjenca shëndetësore e lidhur nuk mund të thuhet se ka përfunduar përfundimisht”, Kjo është ajo që deklaroi Ranieri Guerra, zëvendësdrejtor i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili së bashku me dhjetë shkencëtarë italianë deklaroi pak ditë më parë se ata që preken sot nga COVID-19 kanë një ngarkesë më të dobët virale.

Eksperti, tha se duhet të jemi të kujdesshëm pasi COVID-19 po sillet si gripi spanjoll që uli agresivitetin në muajt e verës dhe u rikthye edhe më i egër në vjeshtë, duke vrarë 50 milion gjatë valës së dytë.  Një skenar makthi i cili natyrisht, shpresojmë se nuk do të materializohet.

Një krahasim i rrezikshëm apo një krahasim i dobishëm për të parandaluar një valë të mundshme të re, madje edhe më vrastare se e para?

Studiuesit thonë se nëse ka shumë ngjashmëri që bashkojnë pandeminë Sars-CoV-2 me atë të gripit Spanjoll (i cili preku njerëzimin e dobësuar nga Lufta e Parë Botërore mbi një shekull më parë), ekzistojnë gjithashtu po aq dallime.

Kreu i spitalit Sacco në Milano, në Itali Massimo Galli, pajtohet që virusi ende nuk është mposhtur. Por për të është shumë më pak e përshtatshme për të imagjinuar një valë të dytë të Covid në modelin e Gripit Spanjoll.

“Unë nuk jam parashikues i fatit dhe nuk kemi siguri absolute. Por ne nuk jemi as në vitin 1918 ”, tha Galli./ Gazeta Sinjali/