Dërgesa e parë me ndihma mjekësore për Ukrainën do të arrijë në Poloni të enjten, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).
Gjashtë tonë furnizime për ndihmën e parë dhe furnizime kirurgjike do të dërgohen për nevojat e deri 1,000 pacientëve. Po ashtu do të dërgohen edhe furnizime të tjera mjekësore për të plotësuar nevojat e 150,000 personave, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton REL.
Ai po ashtu tha se është e nevojshme të krijohet një korridor humanitar në mënyrë që furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit që kanë më së shumti nevojë.