image OBSH: Çdo 17 sekonda po vdes nga një person i infektuar me koronavirus në Evropë

Evropë

OBSH: Çdo 17 sekonda po vdes nga një person i infektuar me koronavirus në Evropë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se çdo 17 sekonda në Evropë është duke vdekur nga një person i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kryetarit të OBSH-së, Hans Kluge, të enjten, 53 shtete që përbëjnë rajonin evropian të kësaj organizate kanë regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste me COVID-19 dhe gati 355 mijë vdekje.

“Më shumë se 80 për qind e shteteve po raportojnë shkallë më të lartë se 100 raste të reja për 100 mijë banorë për 14 ditë, me një të tretën që regjistrojnë më shumë se 700 raste për 100 mijë banorë”, ka thënë Kluge.

Sipas tij, masat më strikte të paraqitura në disa vende në Evropë kanë nisur të japin rezultatet e para efikase./Gazeta Sinjali/