Talenti i Bundesligës, Kai Havertz po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Bayer Leverkusen.
Shkak i kësaj forme të mirë, Havertz ka marrë shumë oferta nga gjigantët evropian, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, pas ndeshjes së sotshme kundër Gladbach, Havertz ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij.
‘Nuk dua të flas por ka shumë spekulime. Jam i koncentruar në këtë sezon dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh. Jam falënderues për Leverkusen dhe nuk dua t’i prish punët”, ka thënë Havertz.
Çmimi i gjermani po sillet rreth 100M euro dhe ka oferta nga skuadra si Liverpool, Manchester United e Barcelona./Gazeta Sinjali/