Pak më parë ka shpërthyer një zjarr në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave lokale, objekti që është kapluar nga flakët është ai i postës në Vushtrri dhe shihet nga pamjet që bëhet fjalë për zjarr të madh.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.