Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pasditën e djeshme rreth orës 18:00, në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrollit në 6 lokale afariste nën dyshimin se janë duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.
Përveç arrestimit të të dyshuarve, policia njofton se gjatë kontrollimit të lokale janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit.
“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/