image OAK: Qeveria e Kosovës rrezikon që 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë

Sociale

OAK: Qeveria e Kosovës rrezikon që 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë

news image

Në takimin e mbajtur mes Odës së Afarizmit dhe Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi u diskutua për gjendjen e punëtorëve të këtij sektori, që mijëra prej tyre rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Temë kryesore e diskutimit përgjatë këtij takimi ishte gjetja e një mundësie për moslargimin e punëtorëve nga vendi i punës, pasi kjo mund të paraqes një rrezik të madh. Për shkak të pandemisë COVID-19, sektori privat është prekur më së shumti.

Për këtë arsye shqetësimet janë ngritur si nga ana e OAK-së ashtu edhe nga vetë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Përfaqësuesi i OAK-së dhe ai i SPSPK-së, Krasniqi dhe Jusufi, kanë bërë thirrje publike për të marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, përkrahje kjo për të cilën sipas tyre sektori privat ka shumë nevojë.

Ata thanë nëse kjo nuk ndodhë, shumë biznese do të shkojnë drejt falimentimit dhe mijëra qytetarë do të mbesin pa vende pune. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa ndonjë progres në ditët në vazhdim, rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të papunë.

Në mes të tjerash, OAK vazhdon të ngrisë si ҫështje të rëndësishme, që secili punëtor duhet të jetë i paijsur me sigurimin shëndetësor dhe sigurimin në punë.

Kurse, Kryetari i SPSPK-së bëri me dije se gjatë javës së ardhme do të mbajnë protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për punëtorët e sektorit privat, konkretisht, për pagesat shtesë të punëtorëve teknik-shëndetësorë. /GazetaSinjali/