image Nxënësit kosovar kanë bërë mbi 1.6 milion mungesa në shkollë

Kosovë

Arsim/ Nxënësit kosovar kanë bërë mbi 1.6 milion mungesa në shkollë

news image

Nxënësit në shkollat e Kosovës kanë bërë mbi një milion mungesa gjatë një viti.

Këto të dhëna janë gjetur nga një hulumtim i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

“Vetëm brenda një viti  në 75% të shkollave të cilat kemi mbledh, nxënësit i kanë bërë 1.6 milion mungesa”, kanë thënë zyrtarë nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

E deri sa mungesat rriten, numri i nxënësve në shkollat kosovare po bie nga viti në vit.

“Në kalesën e parë kanë qenë 26.844 mijë nxënës ndërsa në klasën e dytë kemi 25 mijë nxënës”.

Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i filloristëve kanë probleme me shkrim e lexim./Gazeta Sinjali/