image Nxënësi sulmon me gurë në sy shokun e klasës në Istog, nëna e mllefosur: S'kanë mësuese, drejtori s’është askund
[wp-story id="814678"]

Siguri

Nxënësi sulmon me gurë në sy shokun e klasës në Istog, nëna e mllefosur: S’kanë mësuese, drejtori s’është askund

news image

Një nxënës i klasës së pestë të shkollës fillore “Trepça”, në Banjë të Pejës dyshohet se u rrah dhe u gjuajt me gurë në sy nga një shok i klasës. Nëna e fëmijës që u lëndua, e mllefosur ka rrëfyer për Sinjalin se si ndodhi ngjarja në klasë dhe në oborrin e shkollës.

Ajo ka dërguar pamje se si nuk e gjeti drejtorin e shkollës në zyrë, e  as arsimtarët në sallë, për ta lajmëruar rastin, ndërsa djalin e dërgoi në spital.

Sipas saj djali ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij nuk është e mirë, raporton Sinjali.

Në pamjet e dërguara shihet se si nëna e nxënësit 10-vjeçar e gjen të mbyllur zyrën e drejtorit të shkollës, Nexhmedin Beqiraj, ndërsa në sallën e mësimdhënësve nuk e gjen askënd.

Ajo sillet nëpër hapësirat e shkollës e mllefosur, teksa kërkon që dikush të jap përgjegjësi.

Pasi trokiti në të gjitha dyert, nëna nga Banja e Pejës e denoncoi rastin në Polici.

“Ni herë e ka rre djalin në klasë, ka pritë, tani si ka dalë jashtë i ka ra guri. Ia kanë dëmtu djalit tem syrit. Rastin e kam denoncuar në Polici, As nuk ka drejtor të shkollës, as kurrgjë. Fëmija vrahet, nuk ka kërkush që jep përgjegjësi pse edhe qysh u lëndu fëmija. As sekretareshë, as drejtor, as kurgjo s’ka. Shkolla thatë. Drejtori ka shku në Istog”, tha ajo.

Nëna e nxënësit pretendon se kjo nuk është hera e parë, që i njëjti fëmijë po ia sulmon djalin.

“Që tri herë kom problem me të njëjtin person. E kom falë dy herë, po ma e ka tepru, ia ka lëndu syrin”, tha ajo tutje për Sinjalin.

Sipas saj, nxënësit e klasës së djalit të saj kanë mbetur që një muaj pa mësuese dhe po mbajnë vetëm disa orë me mësues zëvendësues, jo të rregullt.

“Nuk ka mësuse që një muaj, është martu në Itali. Kanë pasë vetëm zëvendësim, jo orar të rregullt. Nga katër orë çdo ditë i kanë mbajtë se s’ka kush me jep mësim. Që ni muaj fëmijët po rrinë vet në klasë, kush të mundet i zëvendëson.”

Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin e shkollës, Nexhmedin Beqiraj, por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje.

/GazetaSinjali/