Rio Ferdinand është deklaruar pas shkarkimit të Frank Lampard, duke e cilësuar këtë si gabim.
Sipas Ferdinand, klubi i Chelseat është dashur t’i jap më shumë kohë Lampardit si trajner, transmeton Sinjali Sport.
“Unë në mendoj se ky është një vendim i shpejtë dhe ndjej se ai meritonte më shumë kohë”.
“Ishte një reagim i hidhur, por hierarkia e Chelsea është e njohur për këtë, është normale për ta dhe ata marrin vendime të shpejta, brutale”.
“Ai është dikush që do të kërkonin të gjithë tifozët dhe lojtarët e rinj në klub”.
“Kur nënshkruani shumë lojtarë që ai bëri në afatin kalimtar, sigurisht që kjo kërkon kohë”, deklaroi Rio Ferdinand.