image Nusja vdes pak orë pas dasmës, aksidentohet nga një shofere e dehur

Botë

Nusja vdes pak orë pas dasmës, aksidentohet nga një shofere e dehur

news image

Vetëm disa orë pas kurorëzimit së martesës, nusja Samantha Miller pësoi një aksident nga çka dhe vdiq në moshën 34 vjeçare.

Ky rast ndodhi në Karolinën e Jugut, ku shkak ishte një shofere e dehur.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me të, mes tyre edhe dhëndri.

Dhëndri, Aric Hutchinson, ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta prandaj ndodhet në gjendje kritike.

pacient

Shoferja e dyshuar, Jamie Lee Komoroski,po voziste për 105 km/h një makinë të marrë me qera të cilën provoi ta frenonte përpara se të përplasej me çiftin e të martuarve.

Zona në të cilën po voziste kishte limitin për 40 km/h. Nëse shoferja shpallet fajtore do të dënohet me 25 vjet burg.

Guardian raporton se nëna e dhëndrit I vuri në gisht unazën e martesës pesë orë pas vdekjes së nuses.

/GazetaSinjali/