image Nusja e denoncon vjehrrin në Polici: Më kapi për fyti dhe më gjuajti në tokë

Siguri

Nusja e denoncon vjehrrin në Polici: Më kapi për fyti dhe më gjuajti në tokë

news image

Sot, në fshatin Pastasellë të Rahovecit, një grua ka raportuar në Polici se vjehrri i saj e ka kapur për fyti dhe e ka gjuajtur në dysheme, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se patrulla policore e ka dërguar viktimën në QKMF në Rahovec për trajtim mjekësor.

Motivi i incidentit dyshohet të ketë qenë zënkat e fëmijëve në familje të gjerë ku viktima jeton së bashku me dy kunata të tjera dhe vjehrrit.

Sipas policisë, viktima pas intervistimit ka shkuar me prindërit e saj në Kukës deri sa të qetësohet situata, ndërkaq i dyshuari është intervistuar në stacionin policor.

Për këtë rast është informuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime./GazetaSinjali/