Sot, në fshatin Pastasellë të Rahovecit, një grua ka raportuar në Polici se vjehrri i saj e ka kapur për fyti dhe e ka gjuajtur në dysheme, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se patrulla policore e ka dërguar viktimën në QKMF në Rahovec për trajtim mjekësor.
Motivi i incidentit dyshohet të ketë qenë zënkat e fëmijëve në familje të gjerë ku viktima jeton së bashku me dy kunata të tjera dhe vjehrrit.
Sipas policisë, viktima pas intervistimit ka shkuar me prindërit e saj në Kukës deri sa të qetësohet situata, ndërkaq i dyshuari është intervistuar në stacionin policor.
Për këtë rast është informuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime./GazetaSinjali/