Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se planin franko-gjerman e ka sjellur, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nuk e ka gjetur në mesin tonë, raporton Gazeta Sinjali.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për çdo gjë negative dhe pozitive të këtij plani, përgjegjës është Kurti dhe mënyra e tij e negocimit.
“Planin Franko/Gjerman na e solli Kurti, nuk e ka gjet në mesin tonë. Ky plan s’ka ekzistu ma herët, as nuk është i trashëguar. Për çdo send negativ e pozitiv (nëse ka) përgjegjës ekskluzivisht është Albin Kurti dhe mënyra e tij e negocimit.” – ka shkruar Nushi.