image Nënkryetari i Skënderajt: Është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit

Kosovë

Nënkryetari i Skënderajt: Është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit

news image

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklaratat e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun se ky i fundit ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit, janë të vërteta, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë nuk shoh si akuza të kryetarit i shoh si të vërteta gjëra që kanë ndodh dhe e ka thënë të vërtetën”, tha ai.

“Kontributin e Samiut në luftë nuk mundet me ja mohu, por edhe defektet nuk mund të ja mbulon. Samia është e vërtetë që në luftë ka ble tokë, e ka ble pas ofensivës së shtatorit. 5-6 jave pas ofensivës ku Drenica ka qenë në mjerim, që nuk kanë pas njerëzia, as strehim, as ushqim edhe nuk e di qysh ka mujt me i shku mendja dikujt me ble tokë”, tha tutje Nuredin Lushtaku.

Po ashtu, Nuredin Lushtaku u shpreh se ai tokën e ka blerë prej kushërinjve të vet .

“E ka ble tokën prej një kushërinjve të vet dhe timin, i cili ka shkuar në Sarajevë në atë kohë, i cili paslufte u kthy. Gjatë mandatit të Samisë ka qenë drejtor i Bujqësisë”, u shpreh ai.

“Ajo tokë nuk u ble me para të Samiut, e familjes, me 50 mijë markë, e ka pranu edhe vet që e ka ble tokën, ka dëshmitarë që janë kanë ulur me një takim në odën e Jasharajve, kur janë kanë prezent Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sulejman Selimi, Jetullah Geci, Sahit Jashari, diku 20 persona krejt e din këtë punë”.

“Bekim Jashari e ka thënë një të vërtetë, edhe pse e ka thënë e di Samiu atë punë, nuk e di pse e pengon Samiun që Bekimi është kryetar dhe pse duhet me luftue”

“Paratë janë mbledhur për luftë, e jo për me ble tokë, nuk e di qysh e ndien veten, kjo shoqëri e mirë, apo e keqe janë kanë mbuluar këto gjana, prit që po ndalet”.

“Përveç këtyre parave, ja ka përmend edhe avokati 1 milion e gjysmë, edhe përfundim të luftës i ka marrë 1 milion franga prej Ramiz Lladrovcit, ai e di ku i ka lanë, nuk i ka shpenzu për zonën, por për interesa të veta”, përfundoi Nuredin Lushtaku në Kanal10.

/Gazeta Sinjali/