image Numri një i botës, Alcaraz humbet Australian Open 2023 për shkak të lëndimit

Sporte të tjera

Numri një i botës, Alcaraz humbet Australian Open 2023 për shkak të lëndimit

news image

Numri një i botës, Carlos Alcaraz, është tërhequr nga Australian Open pasi pësoi një dëmtim në këmbë në stërvitjet parasezonale.

Spanjolli 19-vjeçar u bë numri një i botës për meshkujt më i ri në histori, pasi fitoi Grand Slam-in e tij të parë në US Open në shtator.

Ai duhej të luante në Kooyong Classic javën e ardhshme përpara se të fillonte Australian Open më 16 janar.

“Kur isha në maksimumin tim në parasezon, mora një lëndim përmes një lëvizjeje të rastësishme, të panatyrshme”, tha Alcaraz.

“Kam punuar shumë për të arritur nivelin tim më të mirë për Australinë, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të luaj në Kooyong apo Australian Open”.

Ai shtoi: “Është e vështirë, por duhet të jem optimist, të rikuperohem dhe të shikoj përpara. Shihemi në Australian Open 2024.”

Alcaraz u bë njeriu më i ri që mban vendin e parë në botë pas fitores së tij ndaj Casper Ruud në finalen e US Open në Nju Jork katër muaj më parë.

Mungesa e tij në Australian Open do të thotë se bashkatdhetari dhe kampioni në fuqi Rafael Nadal do të jetë kryesuesi i meshkujve në Melbourne Park.

Një dëmtim i barkut e përjashtoi Alcarazin nga finalet e ATP-së në fund të sezonit dhe Kupën Davis deri në fund të vitit 2022.

/GazetaSinjaliSport/