image Gjokoviq i kthehet stërvitjes: Dua të qëndroj dhe të konkurroj - Sinjali

Gjokoviq i kthehet stërvitjes: Dua të qëndroj dhe të konkurroj

news image

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, fitoi apelin kundër vendimit për refuzimin e vizës në Gjykatën Federale të Qarkut të Australisë.

Kështu atij i lejohet të garojë në “Australian Open” nga 17 janari, pavarësisht se ishte i pavaksinuar kundër COVID-19.

“Jam i kënaqur dhe mirënjohës që gjykatësi më anuloi vendimin për anulimin e vizës. Pavarësisht nga gjithçka që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj në Australian Open. Unë mbetem i fokusuar në këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga eventet më të rëndësishme që kemi përballë fansave të mrekullueshëm” shkroi ai në Twitter.

Numri 1 i botës në tenis, argumentoi se ai fluturoi në Australi me një “përjashtim” për vizën e tij, por kur mbërriti në vend të mërkurën, atij iu mohua hyrja, shkruan Skysports.

Të hënën, gjykatësi Anthony Kelly, anuloi vendimin për anulimin e vizës dhe urdhëroi qeverinë australiane të paguante shpenzimet ligjore dhe ta lironte Gjokoviqin nga paraburgimi brenda gjysmë ore.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin