image 160 lojtarë të Australian Open dërgohen në izolim

Sporte të tjera

160 lojtarë të Australian Open dërgohen në izolim

news image

Një rast i vetëm pozitiv në një hotel në Melburn ka bërë që të dërgohen në izolim 507 persona.

Pronari i hotelit tha se një zjarrfikës vullnetar 26-vjeçar i cili kishte punuar si oficer mbështetës rezident si pjesë e turneut doli pozitiv për koronavirus.

Për këtë arsye të gjithë të pranishmit në këtë hotel u dërguan në izolim.

Mirëpo, kjo situatë po besohet se nuk do të ndikojë në Australian Open, pasi që këta persona do të testohen dhe nga 507 persona 160 prej tyre ishin lojtarë.

Andaj, Australian Open pritet të fillojë të hënën./Sporti në Sinjali/