Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë, e po ashtu edhe po rritet numri i qytetarëve që po vaksinohen.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.
Kurse, që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza kundër COVID-19.
MSH-ja në statistikat e tyre ka bërë të ditur edhe numrin e imunizimeve sipas profesioneve, e ku prijnë amviset.
Sipas këtyre statistikave, deri më tani janë vaksinuar 325.977 amvise.
Pas tyre renditen të pensionuarit, nga të cilët janë vaksinuar 222.370 persona.
Kurse, në vendin e tretë sa i përket imunizimeve renditen studentët, nga të cilët janë vaksinuar 170.268.
Po ashtu, janë vaksinuar 25.856 infermierë deri më tani.