image Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë - Sinjali

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, derisa është duke rënë numri i rasteve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësisoj është zvogëluar numri i rasteve aktive në 675.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 31 raste të reja, teksa janë shëruar 22 pacientë dhe nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Deri më tani në Kosovë në total janë administruar 1 milion e 820 mijë e 912 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 901 mijë e 240 qytetarë, me dozën e dytë 819 mijë e 854 ndërsa me dozën përforcuese 99 mijë e 661 njerëz.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin