image Numri i personave që votuan mbi një herë

Kosovë

DnV/ Numri i personave që votuan mbi një herë

news image

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” ka raportuar për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve deri në orën 09:30.

Sipas DnV, për 2 orë e gjysmë kanë votuar 6% e qytetarëve.

“Deri në orën 9:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë procesi zgjedhor është duke u zhvilluar i qetë por nuk kanë munguar as pa rregullsitë gjatë procesit të votimit. Deri në orën 9:30 qytetarët kanë pasur problem në gjetjen e vendvotimit me ç’rast janë shënuar rreth 3695 raste në terren”, ka thënë Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL.

DnV raporton se janë shënuar 5 raste të votimit të shumfishtë, ku një person ka futur në kuti më shumë se një votë.

Ata kanë vërejtur parregullsi edhe tek ofrimi i asistencës dhe fotografimi i votës.

“Në 46 raste një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, prin Komuna e Prishtinës me 12 raste. Vëzhguesit kanë vërejtur fotografim të votës në 29 raste në 23 vendvotime”, thonë në DNV

Përpos kësaj sipas DnV parregullsi ka pasur në shumicën e komunave të Kosovës, mirëpo në përgjithësi procesi është duke kaluar i qetë. /Gazeta Sinjali/