image Numri i personave që sot u testuan për koronavirus, 40 dolën pozitivë

Shëndetësi

Numri i personave që sot u testuan për koronavirus, 40 dolën pozitivë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 40 raste të reja me koronavirus dhe 6 të shëruar gjatë ditës së sotme.

Siç njofton IKSHPK, sot janë testuar gjithsej 296 persona, nga të cilët 40 rezultuan të infektuar nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”, thuhet në njoftim.

Rastet e sotme me COVID-19 janë nga Prishtina 10 raste, Vushtrria 8 raste (6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), Prizren 7 raste (4 Tupec dhe 3 Prizren), Fushë Kosovë 6 raste (3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme) Obiliq 5 raste (Milloshevë), dhe me nga 1 rast Skenderaj (Likoc), Gjilan, Rahovec dhe Mitrovicë.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 1,234 raste me koronavirus, nga të cilat 890 janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/