image Numri dhe gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Numri dhe gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Për shkak të infektimit me COVID-19, 202 persona janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet e tjera rajonale të Kosovës.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga 202 persona, 124 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se me oksigjenoterapi po trajtohen 129 pacientë, ndërsa katër tjerë me respirator dhe gjashtë me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 24 me oksigjenoterapi, 1 në respirator dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 88 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Pejës, me gjithsej 26 pacientë. /Gazeta Sinjali /