image Numërohen votat me kusht për Drenasin/ prinë Lladrovci

Numërohen votat me kusht për Drenasin/ prinë Lladrovci

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në këto rezultate, prinë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, me 219 vota.

I dyti që mori më së shumti vota me kusht është Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, me 148 vota.

Ndërkaq, Fejzi Kiqina me 116 vota me kusht është renditur i treti.

Xhavit Drenori i “Green për Drenasin” mori 34 vota me kusht.

Arta Ahmeti Xhylani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori vetëm 23 vota. Kurse, Anduena Gllareva nga Lidhja Demokratike e Kosovës mori vetëm 10 vota nga ato me kusht./GazetaSinjali/