Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Kamenicës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre rezultateve, listës i prinë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj me 59 vota gjithsej.
Ndërkaq i dyti renditet kandidati i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati me 45 vota.
Faton Jakupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga numërimi i votave me kusht ka marrë 19 vota, pas tij Jeton Biqkaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 9 vota
Ndërsa Muhamed Kallaba nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7 vota dhe Albert Sermaxhaj nga Nisma ka mbledh 2 vota nga numërimi i votave me kusht. /GazetaSinjali/