Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Istogut, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë komunë pas numërimit të votave me kusht prinë kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati me 131 vota.
I dyti në këtë listë radhitet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha me 121 vota.
Ndërkaq kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Agron Avduaj ka marrë 93 vota nga numërimi i votave me kusht.
Kurse kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Ali Nimanaj ka marrë 36 vota dhe kandidati i Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun, Idriz Blakaj nga ky numërim i votave me kusht ka mbledhë 8 vota./GazetaSinjali/