image Numërohen votat e diasporës në Kamenicë, kështu duket rezultati

Numërohen votat e diasporës në Kamenicë, kështu duket rezultati

news image

Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.

Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Kujtojmë se në balotazh do të jenë Qëndron Kastrati i PSD-së dhe Kadri Rahimaj i VV-së.

Momentalisht, pa votat me postë, Qëndron Kastrati i PSD-së e prin garën e balotazhit me 5 mijë e 284 vota, apo 32.69% kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka 4 mijë e 909 vota apo 30.37%.

/GazetaSinjali/