image Numërohen të gjitha votat, KQZ publikon rezultatin

Numërohen të gjitha votat, KQZ publikon rezultatin

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas rezultateve të publikuar në webfaqen e këtij komisioni, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve me 378 mijë e 550 vota apo 47,85%.

LVV pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej 137 mijë e 722 vota apo 17,41%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 103 mijë e 507 vota apo 13,08%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur 58 mijë e 743 vota apo 7,43%.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka marrë vetëm 20 mijë e 535 vota apo 2,60 % të votave të pamjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor.

Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat e diasporës e as ato me kusht./Gazeta Sinjali/