Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.
Deri në orën 16:00, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Gazetës Sinjali, se janë numëruar 47 mijë e 336 vota nga gjithsej 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.
Nga votat e numëruara deri më tani, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 36 mijë e 696 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 341 vota.
Diaspora e ka renditur Lidhjen Demokratike të Kosovës të tretën me 3 mijë e 743 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 45 vota dhe Nisma Socialdemokrate me vetëm me 411 vota./Gazeta Sinjali/