image Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, Vetëvendosje merr gati 78 për qind

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, Vetëvendosje merr gati 78 për qind

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00, janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.

Nga 33 mijë e 488 votat e numëruara deri tash nga kjo kategori, Lëvizja Vetëvendosje po thellon diferencën. Ajo ka fituar 26 mijë e 79 vota nga ky numërim apo 77.8 për qind.

E dyta në këto vota renditet Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2829 vota. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 2486 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 944 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka 234 vota.

Në total, nga janë 56610 vota nga diaspora.

Numërohen mbi 33 mijë vota nga diaspora, mbi 77% i takojnë VV-së ????

Posted by Sinjali on Wednesday, 3 March 2021

/GazetaSinjali/