Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00, janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.
Nga 33 mijë e 488 votat e numëruara deri tash nga kjo kategori, Lëvizja Vetëvendosje po thellon diferencën. Ajo ka fituar 26 mijë e 79 vota nga ky numërim apo 77.8 për qind.
E dyta në këto vota renditet Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2829 vota. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 2486 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 944 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka 234 vota.
Në total, nga janë 56610 vota nga diaspora.
Numërohen mbi 33 mijë vota nga diaspora, mbi 77% i takojnë VV-së ????
Posted by Sinjali on Wednesday, 3 March 2021