Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri në orën 21:00 janë numëruar 18 mijë e 571 vota, prej 30 mijë votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsej.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 9 mijë e 361 vota, PDK 3 mijë e 475, LDK 1 mijë e 951, AAK 1 mijë e 552 dhe Nisma ka marrë 486 vota./Gazeta Sinjali/