image Numërimi i votave po vazhdon ende në 3 komuna të vendit

Numërimi i votave po vazhdon ende në 3 komuna të vendit

news image

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar edhe në tri komuna të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat po vazhdojnë të numërohen ende në Komunën e Prishtinës, atë të Prizrenit dhe Komunën e Lipjanit.

Nga gjithsej 787 mijë e 597 apo 99.25 % e votave sa janë numëruar deri tani, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm me 377 mijë e 72 ose 47,89%.

Ky rezultat nuk përfshin votat e diasporës dhe ato me kusht.

Këtu mund ta shihni live rezultatin e numërimit të votave për secilën komunë./Gazeta Sinjali/