Kandidati nga Iniciativa Qytetare, Xhafer Gashi prinë i pari në listën e rezultateve të votave me kusht për Komunën e Obiliqit me 83 vota, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyti i kësaj liste renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me 48 vota.
Ndërkaq Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 28 vota, kurse kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Xhelal Krasniqi ka marrë 17 vota.
Kandidati nga Lista Serbe, Goran Dançetoviq ka marrë 8 vota, Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim ka grumbulluar 6 vota dhe Hanefi Musliu nga Partia Demokratike ka marrë 4 vota nga grumbullimi i votave me kusht. /GazetaSinjali/