image Numërimi i fletëvotimeve ka mbaruar, nuk janë procesuar ende vetëm 4% të vendvotimeve

Kosovë

KQZ/ Numërimi i fletëvotimeve ka mbaruar, nuk janë procesuar ende vetëm 4% të vendvotimeve

news image

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Sipas të dhënave aktuale të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2.442 vendvotime nga 2.547 sa kanë qenë gjithsejt.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%, 197,966 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%, apo 192,300 vota.

Partia Demokratikë e Kosovës renditet e treta me 21,17%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,64%, apo me 89,287 vota.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Gazeta Sinjali/