Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona, të cilët nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Në njoftimin e policisë thuhet se numri më i madh i personave që nuk i respektuan masat është nga Komuna e Prizrenit dhe Gjilanit ku janë arrestuar nga 3 persona.
Ndërkaq, në Mitrovicën Jugore janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër në Prishtinë.
Ferizaj, Peja, Gjakova e Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara dje.
Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/