image Numër i ulët i vaksinave antiCOVID gjatë 24 orëve

Shëndetësi

Numër i ulët i vaksinave antiCOVID gjatë 24 orëve

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.

“Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085. Në total numri i rasteve aktive është 534”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/