Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe të rritjes së sigurisë në trafik.
Për rrjedhojë, vetëm gjatë 48 orëve të fundit, njësitë e trafikut të policisë kanë gjobitur rreth 600 pjesëmarrës në trafik për shkak të kundërvajtjeve.
“Vetëm dy ditët e fundit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar rreth 600 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, ka bërë të ditur për Sinjalin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t`i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës tërheq vërejtjen se do të jetë e pa kompromis për ndërmarrjen e masave ndëshkuese, sipas ligjeve në fuqi, për pjesëmarrësit në trafik, në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët, bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut.
Gjatë këtij sezoni është rritur numri i veturave në trafik, për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve që kanë ardhur për t`i kaluar pushimet në Kosovë./Sinjali/