Gati për çdo ditë qytetarë të ndryshëm i shkelin rregullat e trafikut dhe si pasojë i rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Një kësi rasti ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Llabjan sot rreth orës 13:00.
Një sinjalizues ka dërguar pamje, ku shihet se 4-5 vetura nuk presin në radhë të kolonës, mirëpo tejkalojnë njëra pas tjetrës.
Sinjalizuesi tha se arsyeja pse kishte kolonë është një aksident që kishte ndodhur në fshatin Llabjan.
“Po këta janë ata që s’mujnë me prit në ren, po e tejkalojnë kolonën edhe e bojnë ma zi“, i tha ai Sinjalit.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/