image Nuk ndaluan një të kërkuar, pezullohen 2 oficerë policie në Elbasan

Shqipëri

Nuk ndaluan një të kërkuar, pezullohen 2 oficerë policie në Elbasan

news image

Moszbatimi i procedurave për ndalimin e një shtetasi që ishte shpallur në kërkim policor, duket se u ka kushtuar shtrenjtë dy oficerëve të policisë në Elbasan. AMP ka pezulluar nga detyra shefin e seksionit të trafiqeve dhe specialisten e kësaj njësie.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, policia bën të ditur se Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë: Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan; – Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

“Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor”, – thuhet në njoftimin për shtyp.

/GazetaSinjali/