image Rritet edhe më shumë çmimi i naftës në bursa

Botë

Rritet edhe më shumë çmimi i naftës në bursa

news image

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të ketë një ndikim mjaft të madh në çmimin e naftës, i cili vijon të rritet pa u ndalur.

Sipas ekspertëve, një fuçi nafte bruto në bursë arriti shifrat e 140 dollarëve, shumë pranë rekordit të vitit 2008, ku një fuçi arriti 147 dollarë.

Menjëherë pas hapjes së bursës, indeksi kërceu në 139,13 dollarë, përpara se të binte në 130,45 dollarë, me një rritje prej 10,44%, në sfondin e tensioneve për konfliktin në Ukrainë.

/GazetaSinjali/