Distria Krasniqi nuk ka të ndalur.
Xhudistja kosovare e cila po merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë tashmë ka prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.
Krasniqi ka fituar tri luftëra për të arritur deri në këtë pikë, derisa në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten spanjolle, Laura Martinez, kurse para saj e mposhti rusen, Sabina Giliazova./Gazeta Sinjali Sporti/