Kriza e Chelseas po vazhdon javë pas jave, në njërin prej sezoneve që po konisderohet si më të dështuarit të tyre në dy dekadat e fundit.
Përpos rezultateve të dobëta, skuadra londineze po përballet edhe me lëndime të shumta.
Së fundi, trajneri i përkohshëm, Frank Lampard ka konfirmuar edhe dy lëndime të reja, që mbase kanë humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Reece James, i cili ka pësuar një lëndim tjetër në kofshë, që do ta mbajë atë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
E njëjta duket edhe për mesfushorin Mason Mount, për të cilin mbase thuhet se ka gjasa që të jetë i disponueshëm për ndeshjen finale të sezonit, ka deklaruar Lampard.