image “Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, shqiptarëve të pavaksinuar nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Siguri

“Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, shqiptarëve të pavaksinuar nuk iu lejua hyrja në Kosovë

news image

Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës por nuk ishin vaksinuar me dy dozat antiCOIVD u kthyen prapa. Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brezovicë, Bogë e Brod.

Të pavaksinuarit nuk mund të futen më në territorin e Kosovës, as edhe me një test negativ për Covid-19. Përjashtim nuk bëjnë as qytetarët nga Shqipëria, të cilët duhet të kenë dy doza për të kaluar kufirin.

Masat e reja të qeverisë së Kosovës duket se I gjetën të painformuar disa shqiptarë, të kthyer nga policia kufitare e Vërmicës.

Unë pres dozën e dytë me datë 13 janar, por nuk të lënë të futesh. Do pres deri atëherë”, thotë një qytetar.

Unë e kam bërë, por nusja ishte me test. Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, thotë një tjetër.

Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend. Nga kjo e hënë nuk vlen asnjë dokument tjetër për të kaluar kufirin nga shtetasit e huaj. Ndërsa për shtetasit e Kosovës që kërkojnë të kthehen në vend, por nuk janë vaksinuar, do t’iu mundësohet që të imunizohen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Kategoritë që përjashtohen nga masat e reja janë: personat që do ta përdorin Kosovën si vend transiti me kushtin që të largohen brenda 3 orëve, personat nën moshën 12 vjeç, diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe ata që punojnë si shoferë profesionistë. Që prej nisjes së pandemisë, Kosova ka raportuar 161 mijë raste me Covid-19 dhe 2991 jetë të humbura.

/GazetaSinjali/