Humbja e prindërve te fëmijët lë zbrazëti të madhe për gjithë jetën. Pavarësisht kësaj, nuk janë të shpeshta rastet kur fëmijët nuk pajtohen asesi me vdekjen e prindërve deri në atë pikë ku të provojnë t’i bëjnë keq vetes së tyre. E një rast tejet i rëndë është raportuar sot në orët e mbrëmjes në Prizren, ku një vajzë e re 22-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se motivi që shtyu të renë drejt këtij akti, është shumë i trishtë, pasi që ajo nuk kishte mundur ta përballojë ndarjen nga jeta të babait të saj, i cili vite më parë kishte vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.
Familjarët të cilët e kishin gjetur 22-vjeçaren në gjendje të rëndë, për ta shpëtuar vajzën nga më e keqja, e kanë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku më pas kanë bërë të ditur se ajo ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar dozë të madhe të barnave për qetësim.
Falë intervenimit të shpejt të mjekëve, gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me gjithë këtë që ka ndodhur janë njoftuar edhe njësitet hetimore dhe prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është inicuar rasti ‘Tentim vetëvrasje‘.
Kujtojmë se, kohëve të fundit rritja e numrit të rasteve të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve ka marrë përmasa shqetësuese.
Gazeta Sinjali hiç më larg se sot raportoi edhe për një tjetër rast, u një 40-vjeçare në Prishtinë ka tentuar ta vrasë veten me thikë.